Flash News

KRYESORE

Vrasje në Tiranë, një grua gjyqtare qëllohet me armë zjarri brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, ku një grua është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Gruaja është identifikuar si Fildes Hafizi, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa autori i krimit është Fadil Kasemi, ish-bashkëshorti i 39 vjeçares.

Hafizi ka qenë brenda një automjeti Benz B Class, ngjyrë gri, me targë AA880OS, kur është qëlluar, ndërkohë autori u arrestua me shpejtësi nga forcat e policisë.

Në vitin 2015-të, Hafizi i shpëtoi një atentati nga ish-bashkëshorti i saj. 

Vrasje e paralajmëruar, gjyqtarja Fildes Hafizi nuk i shpëton atentatit të dytë të ish-bashkëshortit

Njoftimi i policisë:

Policia arreston 53 vjeçarin autorin e vrasjes së ish-bashkëshortes. Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.

Është sekuestruar arma e krimit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Të fundit