Flash News

KRYESORE

“Vrasje”, “Shfrytëzim prostitucioni”, kush janë 22 të rrezikshmit e Dibrës, mes tyre edhe një grua

Policia e Shtetit ka publikuar 22 personat e konsideruar si më të rrezikshmit në qarkun e Dibrës.

Ata janë publikuar me emrat e shpallur në kërkim, ndërsa për disa prej tyre shoqëruar edhe me foto. Ajo që ra në sy është se mes të shumëkërkuarve renditet edhe një grua.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, shkruan policia në njoftimin e saj në rrjetet sociale.

Të fundit