Flash News

KRYESORE

Vrasjet dhe sundimi i krimit, Fatmir Xhafaj paralajmëron lëvizje në polici: Zbulimi i autorëve lë për të dëshiruar

Vrasjet dhe sundimi i krimit, Fatmir Xhafaj paralajmëron lëvizje

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shprehur i pakënaqur me punën e policisë në zbulimin e autorëve të disa vrasjeve që kanë tronditur vendin kohët e fundit. Në takimin e qeverisë që po zhvillohet në Vlorë, Xhafaj theksoi se ka një mungesë efiçense nga policia, ndërsa paralajmëroi për lëvizje të drejtuesve.

“Tek çështjet e luftës dhe rendit të sigurisë, dua të ndaloj dhe mund të them që ishte një vit pozitiv. Përtej kësaj pamje pozitivë, konstatojmë me një dukuri që ka të bëjë me mungesë efiçense nga policia. Në këtë vit ka 5-6 ngjarje, me vrasje dhe viktima, dhe zbulimi i autorëve lë për të dëshiruar. Dhe kjo për ne është shqetësuese. Do na detyroj që të bëjmë një analizë të nevojshme dhe të bëjmë ndryshime për drejtimet e duhura”, tha Xhafaj.

Javët e fundit, opozita dhe gazetarët po kanë denoncuar vazhdimisht sundimin e Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Korçës, Lushnjes, Lezhës dhe Shijakut nga banda të rrezikshme kriminale. Ngjarja e fundit që tronditi opinionin publik ishte vrasja e dy të rinjve në qytetin e Lushnjes.

4 vite në pushtet, Rama kërkon skanim të administratës: Analfabetët janë futur në punë, të arsimuarit kanë mbetur jashtë

Të fundit