Flash News

KRYESORE

Vrasjet në Shkodër/ Voltana Ademi takim me Lleshajn: Të parandalojmë krimin, të mos i lëmë “të hanë kokat e njëri-tjetrit”

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe në prani të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka adresuar problematikën e rendit dhe të sigurisë publike në territor.

Ademi ka kërkuar angazhim maksimal të strukturave të shtetit në parandalimin e ngjarjeve të rënda që kanë tronditur shkodrën gjatë vitit të fundit duke ofruar gjithë bashkëpunimin e nevojshëm të qeverisjes vendore.

“Kjo punë duhet të merret me seriozitetin që i takon. Nuk mendoj që është marrë me seriozitet. Këtë e tregon fakti që kemi disa vrasje, nënvrasje, dy të zhdukur e me radhë dhe asnjë nuk është e zbuluar deri më tani.  Ne duhet të bëjmë diçka që të parandalojmë. Detyra jonë është që të mos i lëmë të hanë kokat e tyre, përkundrazi”, shprehet kryebashkiakja Ademi.

Kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se vrasjet e fundit në vend janë si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale. Në këtë pikë, Rama tha sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/628404814267725/

Të fundit