Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Ngjarja e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë vetë, u trajtua në mënyrë të papërgjegjshme dhe të papranueshme nga thuajse të gjithë. Kryeministri tha se ngjarje si kjo ndodhin kudo në botë dhe nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë. Gazetarët shkuan në sallën e gjyqit dhe nisën t’i kërkojnë llogari vrasësit për krimin. Qindra e qindra qytetarë kërkuan me shpërthime vendosjen e dënimit me vdekje, si një mënyrë që mund të frenojë krime të tilla. Televizionet u lidhën drejtpërdrejt apo dërguan njerëz që paraqisnin detaje nga vrasjet, vendin ku gjendeshin pllangat e gjakut të viktimave, oborret e shtëpive, dëshmi nga jeta e viktimave, dëshmi mbi mënyrën se si u gjendën trupat, mbi numrin e plumbave dhe vendin ku i kishin marrë ata plumbat etj. Sociologët folën për përgjesitë e shoqërisë, për shkollën e keqe, për nivelin e varfërsië dhe të izolimit, për nevojën që njerëz të tillë duhet të mbahen në vëzhgim, të kurohen etj. Që të gjithë jashtë rolit dhe përgjegjësisë së tyre.
Ngjarje të tilla, pa dyshim që ndodhin edhe në vende të tjera, por ngjarje të tilla marrin një vëmendje të madhe, ka reflektim të gjerë, ka debat mbi masat apo strategjitë. Kryeministrat apo qeveritarët e lartë janë të parët që flasin për këto krime të pakuptueshme që shkatërrojnë jetë dhe familje, për dështimin e shtetit dhe të shoqërisë. Ata janë pranë viktimave dhe ndajnë me ta dhimbjen që përjeton tërë populli. Është e kotë të përmendim rastet e vrasjeve në Columbine School, në Elementary School në Conecticut, në Aurora të Denverit, në shkollën Winenden në Gjermani, në sulmin në Berlin në 2016, masakra në Dumblane në Angli në 1996 etj, ku presidentët Klinton, Obama, Trump, kryeministri Mayor apo kancelarja Merkel ishin të parët në zi dhe të parët në reflektim mbi dështimet e shtetit dhe të shoqërisë për të parandalur ngjarje të tilla. Kështu që mënyra se si u soll Kryeministri ynë ishte krejtësisht e papërgjegjshme.
Në asnjë vend të botës media nuk jep detaje të tilla si mënyra se si u ekzekutuan, numri i plumbave që morën viktimat, ç’bëri vrasësi pasi i vrau, çfarë tha, si e justifikoi. Në asnjë vend nuk xhirohen pamje nga gjykata, nuk jepen fare detaje idiote se vrasësi ishte akuzuar për hajdut pulash, apo se ishte djegur dikur në stan, apo se ai ishte nevrik etj.
Ndërsa turravrapi i shumëkujt që të rikthehet dënimi me vdekje nuk është thjesht një çartje për diçka që nuk mund të bëhet, por edhe dëshmi e pafuqisë për të kuptuar se çfarë janë ngjarje të tilla, por edhe dëshmi të pamoralshme të gjetjes dembele të zgjidhjes më të thjeshtë.
Kur ngjarje si kjo nuk trajtohen në mënyrën e duhur ato rrezikojnë të shtohen. Kur qeveria, mediat, sociologët apo njerëz të tjerë që kanë një rol në çështje të tilla, nuk i kuptojnë në radhë të parë ngjarje të tilla dhe nuk sillen me përgjegjësi, me siguri që ngjarje të tilla do të shtohen. E keqja do të jetë e pranishme në botë dhe mes nesh gjithnjë dhe ngjarje të tilla nuk mund të zhduken plotësisht, por ato mund të reduktohen, mund të zvogëlohen, mund të parandalohen në një masë të madhe.
Në radhë të parë duhet thënë se gjithkush është përgjegjës i drejtpërdrejtë për diçka që bën dhe për të duhet të marrë dënimin që meriton. Shumë shoqëri për vrasje me dashje kanë dënimin me vdekje. Në qoftë se Shqipëria do ta rivendosë (gjë që s’ka asnjë shans) kjo bëhet për arsye drejtësie dhe jo për të luftuar ngjarje të tilla. Pra, nqs dikush ka vrarë me dashje, ai mund të dënohet me vdekje dhe kjo është një zgjidhje konservatore mbi masat e dënimit, por jo një mënyrë për të luftuar krimet. SHBA është vendi me krimet më të mëdha të kësaj natyre në botë dhe ndërkohë në shumicën e shteteve të saj ekziston dënimi me vdekje.
Sot shumica e vendeve që përpiqen të gjejnë një zgjidhje për krimet, për dhunën (edhe në familje) nuk impovizojnë apo nuk bëjnë spektakël televiziv apo politik (lëre më indiferencën apo përgjigjen e kryeministrit Rama) me ngjarje të tilla.
Glasgou dhe Chicago dhe kanë qenë ndër qytetet me dhunën e rrugës më të përhapur në botë. Edhe sot këto qytete kanë problem, por ajo është reduktuar fuqishëm.
Gary Slutskin, i cili ka qenë një epidemiolog në Somali, ku së bashku me pesë mjekë të tjerë kanë mbikqyrur disa kampe refugjatësh, ka qenë fokusuar gjatë në parandalimin ose përmbajtjen e kolerës. Ai thotë se kolera, apo infeksione të tjera, përmbahet duke ndryshuar sjelljen e njerëzve. Dihet që infeksioni përhapej nga një njeri te tjetri duke kapur fillimisht një zonë të kampit dhe më pas tërë kampin. Mënyra e vetme ishte ndryshimi i sjelljes së njerëzve, që do të thotë larja e duarve, shmangia e ujit të papastër, përdorimi i kondomëve etj. Ndryshimi i normave të sjelljes është shumë më i rëndësishëm se sa dhënia e informacionit, thotë Slutkin dhe në raste të tilla ka rëndësi shumë të madhe besueshmëria e lajmësve. Kjo solli rezultate në kampe.
Vite më vonë Slutkin vuri re se dhuna e rrugës, vrasjet në Chicago kishin të njëjtët tregues apo grafikë si përhapja e infeksioneve në kampe. Në të vërtetë, kur vjen puna te dhuna një ngjarje sjell një tjetër dhe një tjetër dhe kësisoj lind një proces infektues. Gripi prodhon më shumë grip, fruthi më shumë fruth dhe dhuna më shumë dhunë, vrasja e bashkëshortes apo të dashurës më shumë vrasje bashkëshortesh etj. Sjellja njerëzore është mimetike, ajo modelohet ose përdor për modele gjëra që i kopjon. Kështu nqs disa djem në rrugët e Chicago-s mbajnë armë dhe kryejnë akte dhune, kjo sjellje rrezikon të zgjerohet te djem të tjerë dhe te djem të tjerë nëpërmjet kopjimit apo mimetizmit dhe dhuna zgjerohet. Asnjë sjellje njerëzore nuk është e lindur, të gjitha janë imitime. Ashtu si në kampin në Somali ku virusi i kolerës përhapej nga njëri te tjetri duke pushtuar një zonë të kampit, edhe dhuna përhapet duke u bërë shumë e pranishme në një lagje të qytetit apo në tërë qytetin. Dallimi është se dhuna përhapet me kopjim apo mimetizëm. Sigurisht, që duhet edhe toka pjellore për këtë gjë, por ajo sot është e tillë kudo. Është në Selenicë, është në Tiranë, është në Korçë, është në Bruksel, është në Athinë etj.
Kësisoj masat e vetme ndaj këtij procesi infektues janë ndryshimi i sjelljes së individëve. Siç iu kërkohej atyre në kampe të lanin duart, të shmangnin ujin e ndotur, të përdornin kondomë etj, edhe për dhunën akordohen fonde që të ketë shkollim më të mirë, edukim familjar më të mirë, policë më të kujdeshëm, bashkëfshatarë më të vëmendshëm. Inkurajohet kisha dhe xhamia të luajnë një rol më të madh. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme që edukata dhe normat e sjelljes së këtyre njerëzve dhe të kujtdo të mos modelohen nga sjelljet kriminale që shohin në rrugët e lagjeve apo në televizor, nga videot në internet apo nga filmat me të fortë, që në modelet e tyre të sjlljes të mos merren nga ngjarje të dhunshme, nga njerëz të pavlerë apo të dhunshëm, nga njerëz të korruptuar dhe pa vlerë.
Në këtë kuptim ajo që bënë mediat ishte e tmerrshme duke iu paraqitur gjithkujt detaje nga vrasësi dhe vrasjet. Ato detaje nuk kanë asnjë rëndësi sa i takon informacionit, por janë kërshëri perverse që mund të mbesin në memorie dhe të shërbejnë dikur si model. Veç kësaj media nuk mund të bëhet prokurore dhe të kërkojnë llogari, aq më tepër kur këtë nuk e ka bërë kurrë me pushtetarë të fuqishëm dhe me krime politike. Selenica dhe rastet e tjera do të jenë shumë pak nëse vijohet me këtë qasje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38