Flash News

KRYESORE

‘Vrasjet, zhdukja e dhjetëra të rinjve, korrupsioni, trafiqet’, ish presidenti analizon situatën në vend: Siguria në Shqipëri është asgjësuar

Në një shënim të gjatë në facebook, ish presidenti Bujar Nishani ka bërë një analizë të situatës aktuale në vend, ku e ka vënë theksin tek fuqia e parave të drogës që, sipas tij, po asgjesojnë sigurinë në Shqipëri.

“Paratë e drogës përveçse i shërbyen dhe i shërbejnë forcimit e paprekshmërisë së krimit si dhe blerjes së pushtetit korruptiv duke manipuluar zgjedhjet, nuk kanë asnjë efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe as të qytetarit të thjeshtë.

Ato janë para që po injektohen në hekurin dhe betonin që po helmon masivisht jetën e qytetarëve, kryesisht në kryeqytet.

Paratë e drogës janë mekanizmi më i egër në shkatërrimin e ekonomisë normale, veçanërisht të investimeve tek bisneset e mesëm eksportues dhe tek fermerët tanë.

Paratë e trafikut të drogës janë minimi i Demokracisë”, shkruan Nishani.

Ai ka folur për demokracinë që, sipas tij, në Shqipëri është e minuar për shkak të blerjes së zgjedhjeve, kontrollit të politikës nga trafikantët, korrupsioni deri në nivelet më të larta, tek politikanët, prokurorët, gjykatësit dhe policia.

Nishani theksoi se siguria është bërë e pasigurt në Shqipëri edhe nga zhdukjet e dhjetëra të rinjve të përfshirë në luftën e bandave.

Gjithashtu ai përmendi si faktor të kësaj pasigurie edhe uljen e euros, si dhe mungesën e investimeve në Shqipëri.

Të fundit