Flash News

KRYESORE

Vrau 20-vjeçarin në Bulqizë, merret në mbrojtje familja e autorit të krimit

Vrau 20-vjeçarin në Bulqizë, merret në mbrojtje familja e

Bulqiza është tronditur sot nga një krim i rëndë. Arlind Pasha, 20 vjeç u qëllua me thikë për arsye banale nga një i ri pas një sherri banal. Autori është identifikuar si Fatjon Keta, 22 vjeç aktualisht i shpallur në kërkim nga policia.

Autori dyshohet se vuante nga problemet mendore. Madje, familjarët e tij kishin denoncuar disa herë në komisariatin e Bulqizës për dhunë në familje, konkretisht ndaj motrës dhe nënës së tij.

Ndërkohë mësohet se policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje shtëpinë e autorit, me qëllim parandalimin e ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga familjarët e të riut i cili mbeti viktimë e sherrit banal.

Detaje nga vrasja e 20-vjeçarit në Bulqizë, autori dyshohet me probleme mendore

Të fundit