Flash News

KRYESORE

Vrau 5 persona në redaksinë e gazetës, kush është autori 38-vjeçar

5 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi në redaksinë e gazetës “Capital Gazette”, në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditën e djeshme një person i armatosur hyri në zyrat e redaksisë së gazetës dhe qëlloi të gjithë me radhë, ndërsa shumë prej të pranishmëve u fshehën poshtë tavolinave të punës, deri në momentin që u ndalën të shtënat.

Policia arriti të arrestojë agresorin dhe po e merr në pyetje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë atë, të sulmojë me armë redaksinë e “Capital Gazette”.

Autori është identifikuar si Jarrod Ramos, 38 vjeç,  i cili më herët kishte paditur gazetën për shpifje në vitin 2012. Ndonëse Jarrod e kishte hedhur në gjyq gazetën, ai kishte humbur betejën ligjore, por siç duket kishte vendosur mos ta linte me kaq. Ai hyri në redaksinë e gazetës me një armë gjahu dhe nisi të qëllojë gazetarët.

Ramos ndodhet në paraburgim, ndërsa në shtëpinë e tij vijojnë hetimet.

Të fundit