Flash News

KRYESORE

Vrau 8 familjarët dhe i filmoi/ Burg përjetë autorit të masakrës së Selenicës

Vrau 8 familjarët dhe i filmoi/ Burg përjetë autorit të

Është dënuar me burgim të përjetshëm personi që vrau 8 veta me armë zjarri në Selenicë të Vlorës një vit më parë. Kështu vendosi sot Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria që nisën më 8 janar të këtij viti, për autorin e masakrës, Ritvan Zykaj.

Për ngjarjen në fjalë, ndaj autorit nuk kishte gjykim të shkurtuar, i cili nuk parashikohet më në ligj, i ndryshuar në Kod prej vitit 2017, në rastet e kryerjes së Krimeve të Rënda.

Për këtë ngjarje, ligji e parashikon dënimin me jo më pak se 35 vjet burg, deri në burgim të përjetshëm.

Pas vrasjes së 8 të pafajshmëve, Zykaj ka kontaktuar me djalin e hallës, duke i dërguar atij një video ku kishte filmuar një nga një viktimat të shtrira përtokë.

I terrorizuar i ka thënë nënës së tij se çfarë kishte ndodhur. Mësohet se autori nuk i ka shkruar asgjë. Olardio Hoxha, 19-vjeçar, i ka treguar të gjitha këto në Polici, pasi ka qenë i pranishëm edhe ai me të ëmën te dreka ku ndodhej autori para krimit bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes, aty ku mësohet të jetë akuzuar “si hajdut pulash” nga njëra prej grave të familjes Zykaj, që më pas e vrau bashkë me 7 të tjerët.

Të fundit