Flash News

KRYESORE

Vrau 8 persona në Selenicë, 24-vjeçari bën kërkesën befasuese nga burgu

Vrau 8 persona në Selenicë, 24-vjeçari bën

Ritvan Zykaj, që vrau tetë kushërinjtë e tij më 10 Gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, kërkon libra për të lexuar. Ai qëndron në një nga qelitë e paraburgimit të policisë se Vlorës. Sipas burimeve të ABC Neës, Zykaj herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar. Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare.

Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces, Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut. Akuza është në pritje edhe të tabelave fotografike nga policia shkencore, ato të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të kqyrjes së kufomave. Zykaj pritet të gjykohet nga Gjykata e Vlorës.

 

Të fundit