Flash News

KRYESORE

Vrau babanë dhe i hodhi trupin në liqen, 24 vjeçari martohej pas një muaji

Selman Aliaj  24 vjeç,  cili masakroi babanë me çekiç dhe më pas trupin e tij e hodhi në liqen do të martohej pas një muaji.

Kjo bëhet e ditur nga një postim që kishte bërë i ati i tij në Facebook, i cili i ftonte të gjithë të afërmit dhe familjarët t ë merrnin pjesë në dasmën e Selmanit me Manushaqen.

74 vjeçari Fejzi Aliaj dukej se ishte shumë i lumtur  nga martesa e djalit të tij.

“Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj”, është shprehur viktima.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Shkozë ku 24 vjeçari ka vrarë me çekiç babanë e tij dhe më pas i ka hedhur trupin në liqen. Policia ka bërë të mundur arrestimin e Selman Aliaj vetëm ditën e sotme.

 

 

Të fundit