Flash News

KRYESORE

Vrau biznesmenin e lixhave, ky është momenti i arrestimit të autorit në Dibër

I prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie është arrestuar ditën e djeshme autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit të lixhave në Dibër, Elsi Kosiqi, 32 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një ditë më parë në orët e para të mëngjesit, ku i riu, babai i tre fëmijëve u gjet i vrarë me tre plumba në gjoks në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa po mbyllte portën e shtëpisë, pasi kishte parkuar mjetin e tij tip “Benz”.

Ndërkohë, polici mundi të identifikojë dhe të arrestojë vetëm disa orë më vonë autorin e dyshuar të krimit, Mahmut Gega, banues në njësinë administrative Shupenzë. Polociia ka publikuar edhe momentin kur autori është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa është transportuar me furgonin e polciisë drejt komisariatit, i shoqëruar nga forca policie.

 Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta.

Të fundit