Flash News

KRYESORE

Vrau biznesmenin në oborrin e shtëpisë, arrestohet autori i dyshuar

Vrau biznesmenin në oborrin e shtëpisë, arrestohet autori i

Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi Elsi Kosoqi.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është  vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë 32 vjeçari, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i  autorit të dyshuar të  vrasjes.

Mësohet se personi ka iniciale M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.

Të fundit