Flash News

KRYESORE

Vrau biznesmenin në Vlorë, arrestohet pas dy muajsh autori i dyshuar, e si kuptoi policia   

Vrau biznesmenin në Vlorë, arrestohet pas dy muajsh autori i dyshuar,

Është vënë në pranga një person i konsideruar nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Policia ka arrestuar Eduart Xhezon, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese", kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve", pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë ka vrarë biznesmenin Arben Beqiraj, pas një konflikti të çastit.

Policia sqaron se pas një ndjekjeje disaditore nga Drejtoria Vendore e Policisë  Vlorë, Tiranë, e Durrës  u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes dhe kapja e 34-vjeçarit, i kërkuar për vrasje.

Ai qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli, por prangoset pas ndjekjes dhe bllokimit të rrugës në Shkozet.

Pasi u njoftua Policia e Durrësit dhe në hyrje të Durrësit, ngriti një pikë kontrolli me qëllim bllokimin e automjetit, por edhe në këtë pikë kontrolli drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Forca e Posaçme Shqiponja e DVP Durrës dhe ato të Qarkullimit Rrugor i janë vënë në ndjekje dhe në  vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve" te unaza e Shkozetit, u bë bllokimi i mjetit së bashku me personat, të cilët u shoqëruan në Polici.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J.. Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezos.

Të fundit