Flash News

KRYESORE

Vrau biznesmenin në Vlorë, ekstradohet pas një viti autori i dyshuar nga Italia

Vrau biznesmenin në Vlorë, ekstradohet pas një viti autori i

Është ekstraduar nga Italia, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit nga Vlora, Vasil Dervishaj.

Ngjarja ka ndodhur në qershor të 2018-ës në lagjen “Pavarësia”.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, i Ergest Avdiut alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.

Sipas policisë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur  në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Të fundit