Flash News

KRYESORE

Vrau burrin dhe vjehrrën e dashnores nga xhelozia, gruaja ‘e fal’ Kasëmin, i dërgon në gjyq…

Vrau burrin dhe vjehrrën e dashnores nga xhelozia, gruaja ‘e

Gjykata e Vlorës la dje në burg Kasëm Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, të akuzuar për vrasjen dhe më pas djegien më 21 janar të këtij viti të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir.

Hysnie Hoxhallari, në shenjë zie, ishte e veshur e gjitha me të zeza, teksa doli para trupit gjykues. Ata u akuzuan për veprat penale “Bashkëpunim në vrasje” dhe “Moskallëzim krimi”. Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi janë sjellë të veçuar në Gjykatë, ndërsa seanca është zhvilluar e përbashkët.

Pavarësisht krimit të rëndë e tradhtisë, duket se bashkëshortja e Kasëm Pirjasit e ka falur atë. Ajo nuk ishte e pranishme dje në seancën gjyqësore, por është parë motra e saj, e cila ka ndjekur procesin në Gjykatë, si një shenjë kjo mbështetjeje për 26-vjeçarin, raporton Panorama.

 

Të fundit