Flash News

KRYESORE

Vrau burrin e vjehrrën dhe i vuri flakën shtëpisë. Çfarë thoshte vetë nusja pas ngjarjes

Vrau burrin e vjehrrën dhe i vuri flakën shtëpisë.

Policia e Vlorës ka njoftuar se Hysnie Hoxhallari është autorja e vrasjes së burrit dhe vjehrrës së saj. Megjithatë, pas ngjarjes 32-vjeçarja shprehej e shokuar ndërsa kujtonte natën e fundit para se të ndodhte tragjedia.

”Atje në atë dhomë rrinim, unë u çova dhe shkova në shtëpi të vija djalin në gjumë. Kur ndjeva pashë që Olsi nuk ndodhej në krevat ata rrinin deri vonë shikonin televizor ishte errësirë, dola hapa derën nuk hapej”, ishin fjalët e Hysnie Hoxhallarit, në një intervistë për ‘Top Channel’.

Akti makabër i Hoxhallarit u krye në bashkëpunim me shtetasin Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum të Fierit, i cili është vënë gjithashtu në pranga nga policia.

Të fundit