Flash News

KRYESORE

Vrau burrin me 4 plumba pistolete, zbardhet arsyeja dhe dëshmia e gruas në polici

Vrau burrin me 4 plumba pistolete, zbardhet arsyeja dhe dëshmia e gruas

Zbardhet dëshmia e gruas, e cila këtë mëngjes ekzekutoi me 4 plumba bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj 42 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07.00 të mëngjesit në tregun e Milotit, ndërsa gruaja Violeta Donaj u arrestua pak pasi kreu krimin.

Në momentin e arrestimit ajo u shfaq duke qarë dhe e penduar. Gjatë dëshmisë së saj dhënë në komisariatin e policisë, 37 vjeçarja ka treguar edhe motivin që e ka shtyrë në kryerjen e krimit në familje.

Sipas klan.al, ajo e ka ekzekutuar të shoqin për motive xhelozie.

“Krimin e kam kryer për motive xhelozie, pasi bashkëshorti me tradhtonte”, mësohet të ketë thënë Violeta në polici.

Të fundit