Flash News

KRYESORE

Vrau dy persona në Itali, arrestohet në Burrel 28-vjeçari

Vrau dy persona në Itali, arrestohet në Burrel 28-vjeçari

Policia e Matit, në bashkëpunim me Interpol Tirana,  bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fation Stojani (Islamaj), 28 vjeç, banues në njësinë administrative Ulëz-Mat.

Sipas policisë, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Busto, Arsizio/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje me dashje"

Maksimumi i dënimit "Burgim i Përjetshëm".

Ky shtetas me datë 10.11.2016, në qytetin Conegrate/Milano, Itali, ka vrarë me armë zjarri dy shtetasit shqiptar A.Ll, 31 vjeç, A.LL, 38 vjeç.

Pas arrestimit, 28-vjeçari do të ekstradohet në Itali.

Të fundit