Flash News

KRYESORE

Vrau fqinjin pas konfliktit për pagesën, arrestohet 10 muaj pas krimit autori nga Tropoja

Vrau fqinjin pas konfliktit për pagesën, arrestohet 10 muaj pas krimit

Dhjetë muaj pas krimit është vënë në pranga autori i vrasjes së Tahir Bajraktarit në bjeshkën e Doberdollit, në Tropojë.

Sipas policisë, autori i dyshuar Nikë Lulashi 55 vjeç nga Tropoja u arrestua në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 2018-ës.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar,  kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T.  B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshkën e Doberdollit, Tropojë”, sqaron policia.

Kujtojmë se autori ishte punësuar si usta në shtëpinë e viktimës dhe mendohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre për pagesën.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-11-at-10.17.20.mp4"][/video]

Të fundit