Flash News

KRYESORE

Vrau gabimisht shokun e ngushtë, Gjykata e Shkodrës cakton masën e sigurisë për Stjuart Smakaj

Vrau gabimisht shokun e ngushtë, Gjykata e Shkodrës cakton masën

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Stjuart Smakajn, i cili vrau aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij të ngushtë, Gledis Kraja.

I penduar dhe i rënduar psikologjikisht nga ngjarja, autori i krimit Stjuart Smakaj është shfaqur duke qarë dhe me kokën poshtë në seancën gjyqësore.

23-vjeçari ka qenë shoqëruar vetëm avokati i tij mbrojtës, i cili tha se Smakaj e ka vrarë gabimisht Krajën, pasi se e ka pasur shok të ngushtë, dhe objektiv ka qenë dikush tjetër.

Kujtojmë se, Smakaj qëlloi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij të ngusht, Gledis Kraja, teksa ky i fundit kishte shkuar ta ndihmonte, pasi ishte përfshirë në një sherr me mobilierin për parkingun e kamionit.

Në dëshminë e tij në polici, Smakaj është shprehur se shënjestra e tij kishte qenë një tjetër person, Denis Halili. 23-vjeçari rrëfeu se arsyeja pse nxitoi dhe mori armën ishte sepse pati frikë se pas debatit Halili do ta vriste.

Të fundit