Flash News

KRYESORE

Vrau gjyshen se nuk i dha para, ky është 21-vjeçari i arrestuar në Durrës

Vrau gjyshen se nuk i dha para, ky është 21-vjeçari i arrestuar

Një ditë pasi 81-vjeçarja Floresha Shkurti u gjet e pajetë në banesën e saj në Durrës, policia zbardhi ngjarjen dhe arrestoi nipin e viktimës, Redmon Gruda.

21-vjeçari në foto është autori i vrasjes me thikë në kokë të gjyshes së tij të moshuar, ndërsa pranoi autorësinë përballë oficerëve të policisë së Durrësit.

Ai ka deklaruar se shkak ishte bërë një zënke mes tyre, pasi gjyshja nuk pranoi t’i jepte para. Madje, mes tyre ka patur disa herë debate pasi jetonin në një shtëpi, në lagjen Nr.16.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Të fundit