Flash News

KRYESORE

Vrau gruan me thikë dhe pastaj u hodh nga kati i katërt. Kush janë bashkëshortët që vdiqën tragjikisht

Vrau gruan me thikë dhe pastaj u hodh nga kati i katërt. Kush

Kanë dalë pamjet e para të çiftit që humbi jetën mbrëmë si pasojë e një krimi të rëndë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd ku një burrë, pasi vrau me thikë bashkëshorten u hodh më pas nga kati i katërt.

"Balkanweb" ka arritur të sigurojë fotot e çiftit, Daut dhe Lule Gjokola. Mësohet se ata kanë qenë të vetëm në banesë kur ndodhi krimi, ndërsa dy fëmijët e tyre të rritur nuk ishin prezent. Xhelozia mbetet pista e vetme deri tani ku po punon policia për të gjetur shkaqet e kësaj tragjedie.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit