Flash News

KRYESORE

Vrau gruan me sqepar, 55-vjeçari i penduar përpara gjykatës: Se di si e vrava Tashën time, i kërkoj falje fëmijëve

Vrau gruan me sqepar, 55-vjeçari i penduar përpara gjykatës: Se

Tajar Kazanxhiu, 55-vjeçari i cili qëlloi për vdekje gruan e tij me sqepar është përballur sot me Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë nga ku ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas “Ballkanweb” 55-vjeçari ishte shprehur i penduar në sallën e gjyqit për atë që kishte ndodhur dhe i ka kërkuar falje edhe fëmijëve.

“Jam shumë i penduar për çdo gjë që ka ndodhur, nuk doja ta vrisja, nuk kthej dot gjë pas, nuk e di si e vrava Tashën time, u kërkoj shumë falje fëmijëve,” mësohet të ketë thënë Tajar Kazanxhiu.

Natasha Kazanxhiu, 51 vjeçe humbi jetën në spital disa orë më pas ngjarjes, ndërsa bashkëshorti Tajar Kazanxhiu 55 vjeç kishte shkuar në policia për të denoncuar krimin që kishte kryer në banesë.

Të fundit