Flash News

KRYESORE

Vrau ish gruan dhe ish kunatin, policia identifikon me foto autorin dhe vë në dispozicion 5 mln lekë për informatorin

Vrau ish gruan dhe ish kunatin, policia identifikon me foto autorin dhe vë

Vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

Sipas policisë, Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

“Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt”, njofton policia.

Vrau ish-gruan dhe ish-kunatin, Dom Gjergj Meta mesazh prekës: Si t’ua shpjegosh vajzave se i dyshuar për vrasjen e nënës është…?

Të fundit