Flash News

KRYESORE

Vrau ish-gruan gjyqtare, Krimet e Rënda dënojnë Fadil Kasemin me burg të përjetshëm

Vrau ish-gruan gjyqtare, Krimet e Rënda dënojnë Fadil Kasemin me

Fadil Kasemi, i cili dy vjet më parë qëlloi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren  Fildez Hafizin ka marrë dënimin përfundimtar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Gjykata ka zbatuar kërkesën e Prokurorisë, duke e dënuar atë me burg të përjetshëm.

Kasemi vrau, më 31 gusht të 2017-ës, nënën e dy fëmijëve të tij për shkak se ajo refuzonte të rikthehej me të. Autori i dyshuar ka deklaruar se kishte paguar për shkollimin e Hafizit, e cila ishte me profesion gjykatëse, si dhe kishte paguar për banesën e prindërve të saj.

Fadil Kasemi kishte tentuar edhe më parë të ekzekutonte Fildez Hafizin, ndërkohë që autoritetet nuk morën asnjë masë për të parandaluar tragjedinë.

Të fundit