Flash News

KRYESORE

Vrau me thikë shtetasin grek, arrestohet 40-vjeçari nga Shkodra

Vrau me thikë shtetasin grek, arrestohet 40-vjeçari nga Shkodra

Një 40-vjeçar nga Shkodra është dënuar me 25 vite burg për vrasjen me thikë të një shtetasi grek, ngjarje e ndodhur 18 vite më parë në shtetin fqinj.

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Të fundit