Flash News

KRYESORE

Vrau nënën dhe babain me automatik, kush është 26-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Anglia

Vrau nënën dhe babain me automatik, kush është

Identifikohet dhe arrestohet autori, i cili vrau me breshëri automatiku prindërit e tij në Peshkopi, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik.

Ngjarja e rëndë solli ditën e sotme në lagjen e “Llixhave”. Sipas policisë autori është Qemal Sela, 26 vjeç, i cili vrau nënën dhe babain e tij,  Zeqimete Sela, 50 vjeçe dhe Flamur Sela, 55 vjeç. Mësohet se i riu sapo ishte kthyer nga Anglia.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen "Llixha", Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Të fundit