Flash News

KRYESORE

‘Vrau një ndërtesë, njësoj sikur të vrasësh njerëz’, Koloreto Cukali: Ky është 21 janari i Edi Ramës

‘Vrau një ndërtesë, njësoj sikur të vrasësh

Gazetari Koloreto Cukali ka dhënë mesazhe për demokracinë, në protestën për Teatrin.

Për Cukalin ky është 21 janari i Edi Ramës. Cukali tha se kishte një mit, sipas të cilit Berisha të vret e Rama jo, por se ai ka rënë tanimë. Ai shtoi se Edi Rama vrau një ndërtesë dhe është njësoj sikur të vrasësh njerëz. Cukali tha se njerëzit e kanë hedhur hapin e parë, me pjesëmarrjen në protestë.

 “Se ç’do them unë pas kësaj liste nuk e di. Mua më vjen mirë që sot shihemi në sy. Kjo është e rëndësishme.

Unë e besoj që shumë prej jush kanë ardhur  me një pyetje: çfarë duhet të bëjmë? Çdo ditë kur takoj njerëz shumica janë të shqëtësuar çfarë të bëjmë kur të vrasin natën e s’të lenë as të qash ditën. Çfarë të bëjmë kur as ligji stë mbron më?

Diktaturat nuk vendosen brenda ditës. Diktaturat moderne vijnë në pushtet me votë. Edhe Hitleri ka ardhur, sa herë përpiqen ta kalojnë fajin te media dhe gazetarët. Shumë njerëz ndjehen të pafuqishëm. Sot është ndezur makinerira e propagandas.

Ky është 21 janari i Edi Ramës. Ishte një mit që Berisha të vret e Rama jo, por ra ky mit, mund të kishte vrarë njerëz, e vrau një ndërtesë trashëgimi kulturore. Vrau një ndërtesë, është njësoj sikur të vrasësh njerëz”, tha Cukali.

Të fundit