Flash News

KRYESORE

Vrau prindërit në banesë, zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit në polici: Ja si nisi sherri

Vrau prindërit në banesë, zbardhet dëshmia e

Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që trondi Durrësin, ku 29-vjeçari Leo Nika qëlloi për vdekje prindërit në banesë është zbardhur dëshmia e tij në polici.

Burime të policisë bëjnë me dije se 29-vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend si ka ndodhur ngjarja, por ka dëshmuar se sherri nisi pasi i kërkoi para prindërve për të ikur në Itali dhe ata nuk i kishin dhënë.

“Kalova gjithë natën pa gjumë, i stresuar, prindërve u kërkova para për të ikur në Itali, ata nuk më dhanë dhe nisi sheri mes nesh”  ka thënë Nika në polici.

Sipas policisë në shtëpinë e Nikës janë gjetur sasi të mëdha qetësuesish për gjendjen e tij të depresionit, por 29-vjeçari nuk ka kartelë të hapur për gjendjen e tij mendore.

I riu vrau një ditë më para në banesë prindërit e tij Ali Nika dhe Junie Nika.

 

Të fundit