Flash News

KRYESORE

Vrau të atin me sëpatë, arrestohet në një furgon në Levan 35-vjeçari

Vrau të atin me sëpatë, arrestohet në një furgon

Pak orë pas krimit të rëndë në Memaliaj, është vënë në pranga Arjan Shahaj, 35-vjeçari i cili vrau me sëpatë babain e tij, Iljaz Shahaj 77 vjeç.

Sipas policisë, autori u kap në një furgon linje në aksin Tepelenë-Levan, në drejtim të Fierit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, më Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj.

Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, mësohet se gjatë arrestimit, autori ka bërë rezistencë, duke kundërshtuar forcat e policisë.

Pasi qëlloi në pyll babain me sëpatë, ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa ngjarja u njoftua te policia nga kryeplaku i fshatit Shalë.

Autori njihej në zonë si person me probleme mendore dhe se në 2003 kishte tentuar të vrasë edhe nënën e tij.

Të fundit