Flash News

KRYESORE

Vrau tetë familjarë në Selenicë, pas nëntë muajsh Ritvan Zykajn e viziton vëllai në burg

Vrau tetë familjarë në Selenicë, pas nëntë muajsh

Ritvan Zykaj i cili vrau tetë familjarë në Selenicës, prej nëntë muajsh po vuan dënimin me burg.

Ritvan Zykajn, sipas Abc News e ka vizituar në burg vëllai i tij. Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait. Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten.

Në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon. Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar,fqinji i tij. Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.

Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e masakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.

Zykaj po gjykohet për vrasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë.

 

Të fundit