Flash News

KRYESORE

Vrau vajzën dhe veten, miku i këngëtarit shqiptar: E bëri për çështje morali, njësoj mund të veproj edhe unë

Vrau vajzën dhe veten, miku i këngëtarit shqiptar: E bëri

Në fshatin Dremjak të Ferizajit u varrosën Sami e Shkurte Veseli, babë e bijë që vdiqën më datë 2 korrik.

Tragjedia ndodhi pasi Samiu, i cili njihet si këngëtar i muzikës folklorike, qëlloi mbi vajzën, Shkurten, dhe bashkëshortën, e në fund bëri vetëvrasje.

Kryefamiljari që prej kohësh jetonte në Frankfurt të Gjermanisë me 5 fëmijët e me gruan, nuk mundi t’i bëjë ballë përballjes me kulturat evropiane, shprehen miq dhe familjarë të tij.

Familjarët, të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, thanë se ngjarja ndodhi për arsye morali e nderi. Por, një prej miqve ka arritur në absurditet kur është munduar të justifikojë veprimin e Samiut, me argumentin se është e vështirë të rrisësh fëmijët në kulturat perëndimore. Ai madje guxoi të thoshte se në një situatë të tillë mund të gjendet edhe vetë.

“Bëj një apel për të gjithë bashkëkombësat e mi që mos të lakmojnë një jetë të diasporës. Jam shumë i trishtuar pasi jam prind edhe vetë. Mua ndoshta do të më pret edhe kjo sepse me të vërtetë është e vështirë që të edukohen fëmijët tanë në diasporë duke marrë parasysh se një jetë atje është e vështirë”, tha ai për Klan Kosovën.

Të fundit