Flash News

KRYESORE

Vrau vëllain, kunatën dhe nipin, gjykata ridënon me burgim të përjetshëm Luan Marrën

Vrau vëllain, kunatën dhe nipin, gjykata ridënon me burgim

Gjykata e Beratit ka ridënuar me burgim të përjetshëm Luan Marrën. Ai u akuzua për atë që njihet si “Masakra e Kozares”, ngjarje e ndodhur në 9 shkurtit të vitit 2006.

Marra është dënuar për vrasjen e vëllait të tij Shpëtim Marra, të kunatës Florie Marra dhe djalit të tyre dy vjeçar.

Gjykata e Beratit e rigjykoi dosjen e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit të vitit të vitit 2016. Dosja është rikthyer edhe njëherë tjetër nga Kushtetuesja në vitin 2011. Në të dyja rastet, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar rigjykim të Luan Marrës, duke e konsideruar procesin si të parregullt me shkelje ligjore të rënda.

 

 

 

Të fundit