Flash News

KRYESORE

Vrau veten se nuk gjente dot punë, flasin prindërit e 23 vjeçarit që u gjend i varur ne Tepelenë

Vrau veten se nuk gjente dot punë, flasin prindërit e 23

Prindërit e djalit i cili u vetëvra duke u varur ne një pemë në oborrin e tij në fshatin Kurtëz në Buz të Tepelenës, kanë folur për arsyet të cilat e kanë shtyrë të riun në këtë veprim kaq të rënd.

Prindërit e 23 vjeçarit, Roland Bilaj  shprehen se pasi vunë re mungesën e tij në shtëpi nisën ta kërkonin. Babai i të riut Selman Bilaj e pa varur në degën e pemës por ishte shumë vonë për t’i shpëtuar atij jetën.

Ndër të tjera prindërit rrëfehen se djali i tyre kishte një vit që kishte mbaruar universitetin dhe ishte në kërkim të vazhdueshëm për punë. Ata deklarojnë se djali i tyre kishte emigruar dhe në Greqi por pas përpjekjeve të dështuara për tu punësuar u rikthye në Shqipëri.

Sipas tyre i riu kishte rënë në depresion dhe ishte mbyllur në vetvete për shkak se nuk kishte pasur mundësi të punësohej, gjë e cila e shtyu 23 vjeçain nga Tepelena të vetëvritej.

Të fundit