Flash News

KRYESORE

Vrau vjehrrin dhe vjehrrën, autori ishte proceduar më parë në polici për dhunë

Vrau vjehrrin dhe vjehrrën, autori ishte proceduar më parë

Majlind Lila, autori i cili vrau me armë zjarri sot në mëngjes vjehrrin dhe vjehrrën në zonën e “Astirit” në Tiranë ka qenë më parë i proceduar në polici.

Lila njihej si një person i dhunshëm dhe një konsumues i pijeve alkoolike, ndaj siç raporton ‘news 24’, ai ishte proceduar disa vite më parë nga Policia e Tiranës.

Për këtë, bashkëjetuesja e saj Nevila Mata kishte marrë edhe një urdhër mbrojtje ndaj tij, megjithatë ata sërish kishin vijuar bashkëjetesën mes tyre, ndërsa së fundmi jetonin prej një viti në Suedi.

Prej disa kohësh, ata ishin ndarë, por Nevila nuk kishte pranuar të kthehej në Shqipëri, siç kishte vepruar Majlindi. Për këtë, ai bënte përgjegjës prindërit e Nevilës, çka mendohet se është edhe shkaku i konfliktit që çoi në vrasjen e çiftit Mata e më pas edhe veten.

Të fundit