Flash News

KRYESORE

Vret veten Jorgo Zani, krimineli që i preu kokën kushëririt në Palasë

Vret veten Jorgo Zani, krimineli që i preu kokën kushëririt

Jorgo Zani, 31 vjeç, ka kryer sot vetëvrasje në burgun e Krujës, ku vuante dënimin për vrasjen e kushëririt të tij, Andrea Zani, 12 vjeç.

Policia njofton se 31 vjeçari është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë. Rënia nga distanca i ka shkaktuar atij vdekjen.

Një vit më parë, Jorgo Zani tronditi opinionin publik kur i preu kokën 12 vjeçarit në fshatin e Palasës. Fëmija jetonte në Greqi dhe kishte shkuar aty me pushime.

Njoftimi:

Më datë 26.09.2017, në I.E.V.P. Krujë shtetasi J.Z. 31 vjeç, banues në Vlorë është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi I vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Të fundit