Flash News

KRYESORE

Vritet biznesmeni serb, mediat serbe: Ngjarja si në filmat aksion (VIDEO)

Vritet biznesmeni serb, mediat serbe: Ngjarja si në filmat aksion (VIDEO)

Biznesmeni nga Prishtina, Seljatin Yanova është vrarë mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Novi Pazar në Serbi.

Sipas  mediave serbe, mes Janovës dhe familjes së bashkëshortes së tij ka kohë që ka një mosmarrëveshje,  ku ditën e djeshme midis tyre ka pasur edhe një seancë qjyësore.

Dëshmitarët okularë tregojnë që Yanova ishte ulur në një lokal kur një makinë ka ndaluar para tij e pas përleshjes, ndodhi dhe shkëmbimi i zjarrit ku fillimisht ka qenë Yanova që ka plagosur një nga familjarët e bashkshortes së tij, shtetasin me inicialet Xh.P, ndërsa më pas shtetasi E.Sh. i ka marrë jetën Yanovës.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se janë dëgjuar disa të shtëna të armës dhe gjithçka dukej si skenë e filmave aksion, gje që e tregon edhe xhirimi i kamerave të sigurisë që shumë shpejt u bë viral në internet.

Sipas burimeve nga policia, viktima është pronar i një agjencie që merret me transportimin e udhëtarëve dhe mallrave.

Të fundit