Flash News

KRYESORE

Vritet gazetari investigativ dhe e dashura e tij, hetonte biznesmenët e politikanët

Gazetari investigativ Jan Kuçak, 27 vjeç dhe e dashura e tij u gjetën të pajetë të dielën në shtëpinë e tij në Velka Maca, 65 km në lindje të kryeqytetit Bratislavë.

 “Aktuality.sk" raporton se dyshohet që gazetari u vra pasi ai raportonte për rastet e mashtrimeve, ku shpesh përfshiheshin dhe biznesmenë e politikanë.

 “Nga informacionet në dispozicion duket se versioni më i mundshëm është një motiv i lidhur me punën hetimore të gazetarit,” tha shefi i policisë sllovake Tibor Gaspar gjatë një daljeje publike, raporton “Repubblica.it”.

Ngjarja e fundit për të cilën Kuciak shkroi, ishte me 9 shkurt lidhur me transaksionet e reja të dyshuara nga firmat e lidhura me biznesmenin Marian Kocner dhe mashtrimet tatimore të një kompleksi apartamentesh luksoze në Bratislavë, që u bë qendra e një skandali politik vitin e kaluar.

 

Të fundit