Flash News

KRYESORE

Vritet gjatë natës një tjetër shqiptar në Greqi, qëllohet me plumb pas shpine 18-vjeçari, lojtar futbolli

Vritet gjatë natës një tjetër shqiptar në Greqi,

Një tjetër shqiptar vritet në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Shën Gjergjit, në Kavala, ku sipas mediave greke bëhet fjalë për një 18-vjeçar shqiptar.

Protothema.gr shkruan se i riu me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në një pellg gjaku, i qëlluar pas shpine me dy plumba, ndërsa në dorë mbante një kartëmonedhë 50 euroshe.

Mediat greke theksojnë po ashtu se pista paraprake ku po hetohet është përfshirja e shqiptarit në ndonjë konflikt për pazare droge, megjithatë nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të riut, por mësohet se 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Kavalla dhe ishte lojtar i një ekipi futbolli në Greqi.

Kujtojmë, se në harkun kohor të një muaji, që pas vrasjes së minoritarit Kostandinos Kaçifa janë vrarë katër shtetas shqiptarë në Greqi.

Të fundit