Flash News

KRYESORE

Vritet me armë 30-vjeçari shqiptar në Francë, policia shpall në kërkim një shtetas kosovar

Vritet me armë 30-vjeçari shqiptar në Francë, policia

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mulhouse të Francës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17.45.

Janë fqinjët ata të cilët e kanë dhënë alarmin ku denoncuan se në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach në Mulhouse, janë dëgjuar të shtëna armësh, shkruan “France Bleu”.

Bëhet e ditur se është vrarë një person rreth të tridhjetave me origjinë kosovare. Hetimet policore kanë filluar menjëherë. Autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia.

Të fundit