Flash News

KRYESORE

Vritet me armë zjarri një person në Durrës, identifikohet autori

Vritet me armë zjarri një person në Durrës, identifikohet

Vritet me armë zjarri një person në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme, rreth orës 01:10 në zonën e ish-Kënetës.

Sipas të dhënave të para nga policia e Durrësit, viktima, një 45-vjeçar me inicialet N.Z u gjet i vrarë në mjetin e tij tip ‘Benz’.

Pas ngjarjes, policia ka mundur të identifikojë autorin e krimit, të cilin e ka shpallur në kërkim, si dhe ka sekuestruar 5 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes. Vrasja dyshohet të jetë kryer pas një zënke të castit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.

Të fundit