Flash News

KRYESORE

Vritet me armë zjarri një person në Lushnje, identifikohet viktima

Vritet me armë zjarri një person në Lushnje, identifikohet

Tronditet në orët e para qyteti i Lushnjes.

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri, teksa pinte kafen e mëngjesit në katin e dytë të një lokali, në lagjen 'Skënder Libohova".

Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar si Besnik Hida, i cili njihet edhe si tregtar i grumbullimit të makinave të vjetra në Lushnje.

Mësohet se autori pasi e qëlloi viktimën Besmir Hida rreth 40 vjeç me breshëri plumbash është larguar me një automjet nëpër rrugica.

Deri tani nuk ka shumë detaje mbi rrethanat dhe motivin e ekzekutimit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Të fundit