Flash News

KRYESORE

Vritet me armë zjarri në Rrëshen pronari i një televizioni lokal

Vritet me armë zjarri në Rrëshen pronari i një televizioni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Rrëshenin.

Nga të dhënat e para, raportohet se një person ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Kastriot Reçi, i cili njihet si ish-pronari i një televizioni lokal në Lezhë.

Mësohet se viktima ishte prej vitesh ortak i televizionit lokal “Media plus” në Lezhë.

Detajet e para nga policia

"Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen,  Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Kastriot Reçi, 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve".

Të fundit