Flash News

KRYESORE

Vritet me kallashnikov një 25-vjeçar në mesnatë, djali i shefit të reanimacionit të Spitalit të Vlorës

Vritet me kallashnikov një 25-vjeçar në mesnatë, djali i

Vritet me armë zjarri një i ri në Vlorë gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta ku është vrarë në rrugë me armë zjarri Kristian Breshanaj 25 vjeç, i cili është edhe djali i shefit të reanimacionit të Spitalit të Vlorës.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon  krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Sipas policisë, gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Të fundit