Flash News

KRYESORE

Vritet në Lezhë vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka

Vritet në Lezhë vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka

Është vrarë me armë zjarri në qytetin e Lezhës, Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Aleksandër Ndoka ishte anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës që prej vitit 2015-të.

48 vjeçari është qëlluar me armë zjarri brenda makinës "Mitsubish", me targa AA 382 SE, pranë banesës së tij në lagjen "Nënë Tereza".

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga policia e Lezhës për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër

Formulari i dekriminalizimit, viktima Aleksandër Ndoka nuk deklaroi probleme me drejtësinë

Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, djali i tij u përfshi në konfliktin e 25 qershorit në Shëngjin

Njoftimi i policisë:

Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër

Të fundit