Flash News

KRYESORE

Vritet një 33-vjeçar në Rrogozhinë, detajet nga policia: Rezulton i dënuar për drogë në Itali

Vritet një 33-vjeçar në Rrogozhinë, detajet nga policia:

Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në Rrogozhinë, teksa dyshohet se i riu është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj, ku shtetasi me inicialet K.K., është gjetur pa shenja jete.

Sipas informacioneve nga Policia, 33-vjeçari rezulton i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike, teksa kishte dy vite që ishte kthyer në Shqipëri.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit