Flash News

KRYESORE

Vritet një ushtar amerikan në Afganistan, Trump kërkon zgjidhje të konfliktit

Vritet një ushtar amerikan në Afganistan, Trump kërkon zgjidhje

Një ushtar amerikan mbeti i vrarë gjatë shërbimit në Afganistan. Misioni i NATO-s njoftoi ndarjen nga jeta të ushtarit, por pa bërë publik identitetin, pasi si fillim duhet që të njoftohet familja e viktimës.

Ai është viktima e shtatë në radhët e ushtrisë amerikanë gjatë 2019-s në Afganistan. Ushtria amerikane njoftoi para disa ditësh se dy pjesëtarë të saj u vranë në Afganistan më 26 qershor.

SHBA në shtatorin e kaluar nisi një plan të ri, të ulë talebanët në tavolinën e bisedimeve, me qëllim që t’i jepet fundit konfliktit në vend i cili zgjat prej 18 vitesh.

Kjo është lufta më e gjatë në histori të SHBA-së, e presidenti Donald Trump po mendon që të tërheqë përfundimisht ushtrinë amerikane nga vendi. Ai kërkon zgjidhje të konfliktit, kurse talebanët duan që si fillim të largohen forcat e huaja, e pastaj ata të ulen e të bisedojnë.

Të fundit