Flash News

KRYESORE

Vritet “Rambo” që sulmoi me helikopter qeverinë në Venezuelë, publikon videot e përleshjes me policinë para vdekjes

Një ish-polic pilot helikopteri i arratisur është vrarë së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të një 'celule terroriste' në Venezuelë, tha sot qeveria e këtij vendi.

Oscar Perez, një ish-polic fotozhenik, i cili dikur ka luajtur në një film aksioni, vitin e kaluar përdori një helikopter të vjedhur për të sulmuar ndërtesat qeveritare dhe vodhi armë nga një bazë ushtarake në atë që ai e quajti një rebelim kundër presidentit Nikolas Maduro.

Ai u shfaq me një fytyrë të përgjakur në dhjetëra video në Instagram të hënën, duke thënë se ai ishte i rrethuar nga autoritetet që po qëllonin ndaj tij me predha dhe granata edhe pse ai po premtonte të dorëzohej.

Të fundit