Flash News

KRYESORE

Vuajtje me fund të lumtur, Bayern shpëtohet nga një 18-vjeçar

Bayern gjithmonë vuan me Freiburgun dhe kështu ndodhi edhe këtë të mërkurë Bundeslige. Skuadra rekordmene e drejtuar nga Hansi Flick luajti ndeshjen më të dobët me këtë trajner, por të paktën fitoi dhe me shumë emocione.

Ndeshja ishte barazim 1-1 deri në sekondat e fundit të takimit, por në fund një adoleshent nderoi Muller-in me shokë. Grifo dhe Lewandowski shënuan golat respektivë, para se 18-vjeçari Joshua Kirkzee mori një asist nga Serge Gnabry dhe shënoi pas një kundërsulmi tipik bavarez.

Ai po debutonte në Bundesligë dhe zbriti në fushë pak para se të mbyllej takimi, por ia doli të linte shenjën e tij dhe t'i jepte Bayern-it tri pikët. Në ndeshjet e tjera, Leverkusen humbi 0-1 në shtëpi me Hertha Berlinin, Wolfsburg dhe Schalke u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Frankfurti u mposht 2-4 nga Koln.

Të fundit